Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, sot do të dalë para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj, sot do të dalë para Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Seanca do të mbahet sot nga ora 14:30”, ka thënë Gashi, njofton Klankosova.tv.
Prokuroria Themelore e Prishtinës dje kishte kërkuar që ndaj Molliqajt të vendoset masa e paraburgimit prej një muaj.
Kryetari i PSD-së u arrestua të martën, për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar. Kjo pas incidentit me zyrtarin policor në protestën e 29 janarit, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.