Deklarata e Kurtit para tri vitesh: Me VV’në në pushtet hiqen xhipat e shtrenjtë e lirohet nafta për bujqit

HomeLajme

Deklarata e Kurtit para tri vitesh: Me VV’në në pushtet hiqen xhipat e shtrenjtë e lirohet nafta për bujqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës që ishte në opozitë e kishte gojën plotë me kritika për shpenzimet zyrtare, përfshirë drekat e darkat

E dhimbshme/ Kjo është studentja që humbi jetën në aksident derisa po kthehej në Kosovë
Java e fundit e tetorit me mot me diell dhe vranësira
Gjermania ia njeh Kosovës patentë shoferët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës që ishte në opozitë e kishte gojën plotë me kritika për shpenzimet zyrtare, përfshirë drekat e darkat zyrtare, shpenzimet e karburanteve dhe të tjera. Ai para tri vite kishte shkruar një postim në Facebook, ku thoshte se nafta në Kosovë nuk ka qenë asnjëherë më shtrenjtë, mirëpo që për xhipat zyrtar është e lirë. Kurti sot është në pushtet bashkë me partinë e tij dhe tash nafta është edhe më shtrenjtë, derisa veturave e xhipave nuk u zbresin fare, shkruan Gazeta Metro. 

Albin Kurti para tri vite thoshte se siç e kanë naftën lirë xhipat e Qeverisë, ashtu duhet ta kenë traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari që ta punojnë tokën e tyre.

“Sot po shtohen xhipat qeveritarë, që e kanë naftën e lirë ashtu siç duhet ta kishin traktorët e bujqve të cilët s’po kanë llogari të punojnë tokën. Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nesër, lirohet nafta për traktorët e bujqve që do ta punojnë tokën dhe hiqen xhipat e shtrenjtë, sepse popullit i duhet dhënë llogari”, shkruante ai.

Por vet deputetët e Kurtit janë ata që ditët e fundit janë shumë të përfolur për shpenzime të karburantit.

Disa nga ta madje as s’kanë të deklaruar veturë, mirëpo shpenzimet e tyre për vetëm dy muaj, shkojnë mbi 500 euro.

Madje deputetja e VV-së, Yllza Hoti, figuron se jeton në Prishtinë, s’ka të deklaruar veturë e madje ka shpenzuar 810 euro naftë për vetëm dy muaj. /gazetametro.net