Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre

HomeLajme

Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre

Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-s

Pronari i fabrikës së vajit në Gjilan i tregon Kurtit arsyen e ngritjes së çmimit
Falsifikuan teste negative të COVID-19 për mërgimtarët, arrestohen tre persona
Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.

“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka zbuluar skenarin se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.

Sipas RTV Dukagjinit skenari ka qenë që emblemat të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.

“Plani i Serbisë ishte që të fabrikohej ndonjë sulm në kishat ortodokse serbe, apo ndonjë familje serbe”.

Institucionet e sigurisë thonë se s Serbia e Rusia kishin interesa të inskenonin tensione gjatë zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Debat Plus” ka siguruar edhe disa video se si serbët kanë blerë emblemat në Prishtinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.

Haxhiu në një konferencë për medie ka deklaruar se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata e Rusisë, individë të strukturave të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Ka mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi Haxhiu sot gjatë një konference.

Kujtojmë të njëjtët ishin liruar nga prokuroria me arsyetimin se nuk kishte prova për t’u mbajtur më tej në paraburgim./Telegrafi/