Në mesjavë zhvillohet xhiro e 33-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll. Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në derbin e madh kosovar, Gjil
Në mesjavë zhvillohet xhiro e 33-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.
Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në derbin e madh kosovar, Gjilani – Drita, shkruan Gazeta Olle.
Të dy skuadra synojnë pozitën e dytë në renditjen tabelare, pasi gjasat për titull tashmë kanë përfunduar.
Derbin në Gjilan do ta gjykojë Shpëtim Murtezi, me asistentët Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani. Në VAR do të jetë Mervan Bejtullahu.
Një ndeshje e nxehtë pritet të luhet në Skenderaj ku ndeshen Drenica e Llapi.
Skuadra drenicase duhet medoemos të fitojë për ta ruajtur hapin në luftë për mbijetesë, ndryshe rrezikon shumë që të mbetet në barazh.
Gjyqtarit Genc Nuza i është besuar kjo ndeshje, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Në VAR do të jetë Erdall Zasella.
Më poshtë gjeni delegimet e plota të gjyqtarëve: