Dënohen me 34 vite burgim pesë të akuzuarit për rrëmbim, dy prej tyre ish-policë

HomeLajme

Dënohen me 34 vite burgim pesë të akuzuarit për rrëmbim, dy prej tyre ish-policë

Gjilan- Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V.K. M.I., B.N., V.K, dhe M.Z., duke i dënuar me 34 vite burgim, për

“Bashkë me çmimet janë rritur edhe fitimet”, Qeveria kërkon nga bizneset t’ua rrisin pagat punëtorëve – premton mbështetje
Latifi flet për pasojat e COVID-19: Ka me bollëk vaksina, oksigjen e shtretër
Kërcënimet me greva e protesta/ Qeveria deklarohet për Ligjin e Pagave në sektorin publik

Gjilan- Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V.K. M.I., B.N., V.K, dhe M.Z., duke i dënuar me 34 vite burgim, për rrëmbim të dy personave, ndërsa është liruar nga akuza i pandehuri F. S.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të premten nga gjyqtari Ramiz Azizi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari V. K.(1), u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, e akuzuara M. I. u dënua me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh, i akuzuari B. N. u dënua me 7 vite burgim, i akuzuari V. K.(2) u dënua me 7 vite burgim dhe e akuzuarn M. Z. me 4 vite burgim.

Bazuar në këtë aktgjykim, V. K. M. I. B. N. dhe V. K. iu vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, ndërsa të pandehurit F. S. dhe M. Z. iu ndërpritet sot masa e paraburgimit.

Po ashtu, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për zgjerimin e aktakuzës të propozuar në fjalën përfundimtare.

Kryetari i turpit gjykues, gjyqtari Ramiz Azizi, ka njoftuar palët se kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​