Dënohet pas nëntë vitesh i dyshuari për tentim vrasje në Gjilan

HomeLajme

Dënohet pas nëntë vitesh i dyshuari për tentim vrasje në Gjilan

I pandehuri me inicialet A. Xh. dënohet nga Gjykata Themelore e Gjilanit për dy vepra penale. I akuzuari A. XH. me datë 15.06.2012 në lagjen “Darda

Rusia përjashtohet edhe nga garat e FIBA-s
“Dënime, barna, teste, kah me i çu paret ma përpara qytetarët”, Labi ka një kërkesë për Policinë
Gjermania do të humbë 220 miliardë euro nëse gazi rus ndërpritet

I pandehuri me inicialet A. Xh. dënohet nga Gjykata Themelore e Gjilanit për dy vepra penale.

I akuzuari A. XH. me datë 15.06.2012 në lagjen “Dardania I”, me dashje dhe paramendim ka tentuar të privoj nga jeta të pandehurin B.O., duke shtënë në drejtim të tij, por nuk ka arritur që të godet dhe vepra penale ka mbetur në tentativë.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorim të armës pa leje valide”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 1 (vit) e 4 (katër) muaj burg.

Gjithashtu është shqiptuar edhe dënim plotësues, konfiskimi i armës. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​