Derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit përfundon pa fitues

HomeSport

Derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit përfundon pa fitues

Nuk ka sjell fitues derbi i javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Gjilanit. Ka qenë një ndeshje spektakolar sid

Arrestohet personi i dyshari që sulmoi portjerin e FC Ballkanit, Stivi Frashëri
E frikshme: Futbollistët e FC KIKA përfundojnë në spital, me këmbë e hundë të thyera
Nesër super-derbi i Kosovës, Gjilani e pret Ballkanin, biletat janë FALAS

Nuk ka sjell fitues derbi i javës së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Ka qenë një ndeshje spektakolar sidomos në fundin e saj, por që në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë 1-1.

Blerim Krasniqi pati një rast të mirë për Gjilanin në minutën e 10-të, por pa sukses.

Te Prishtina rrezikoi dy herë Xhevdet Shabani dhe një herë tjetër Leotrim Kryeziu, por pa mundur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Kësisoj 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Pjesa e dytë ishte më ofensive për të dyja skuadrat që shënuan edhe nga një gol.

Megjithatë për ta parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 84-të, kur Armend Halili shkaktoi penallti në Guathier Mankendën dhe mbrojtësi i Gjilanit u përjashtua nga ndeshja pas kartonit të dytë të verdhë.

I saktë nga pika e bardhë ishte Besnik Krasniqi që shënoi për 1-0.

Pas golit të pranuar, e gjithë skuadra e Gjilanit shkoi në sulm për ta kërkuar barazimin.

Mysafirët e arritën qëllimin, pasi në minutën e 96-të Albert Dabiqaj realizoi me kokë pas asistimit nga Elton Cale për rezultatin përfundimtar 1-1.

Prishtina edhe pas katër jave mbetet pa fitore në Superligë, derisa ka vetëm dy pikë.