Derbi në kryeqytet, Prishtina dhe Drita takohen në klasikën e futbollit kosovar

HomeSport

Derbi në kryeqytet, Prishtina dhe Drita takohen në klasikën e futbollit kosovar

Java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës ka nisur ditën e djeshme me dy ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar. Favoritët kanë marrë fitore,

Zbulohet plani i shtëpisë super luksoze të futbollistit nga Zhegra që po kritikohet ashpër nga fqinjët e tij
Christensen refuzon skuadrat angleze, Barça dhe Bayern kryesojnë garën për danezin
Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë

Java e 17-të në BKT Superligën e Kosovës ka nisur ditën e djeshme me dy ndeshje që ishin në program për tu zhvilluar.

Favoritët kanë marrë fitore, pasi Ballkani mposhti Drenicën 0-1, teksa Gjilani bëri detyrën ndaj Malishevës 3-1.

E ditën e sotme në program për tu zhvilluar janë edhe tri sfida të tjera, ku secila pritet të jetë më interesant se tjetra.

Padyshim që vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në kryeqytet, ku është një duel titanësh mes vete.

Dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Superligë, Prishtina dhe Drita do të përballen mes vete në klasikën e futbollit kosovar.

Prishtina në këtë takim vije pas dy fitoreve radhazi dhe synon ta bëj një gjë të tillë edhe sot.

Në anën tjetër Drita synon që të kthehet në Gjilan me tri pikët në mënyrë që të vazhdojnë të mbetën afër Ballkanit e Gjilanit në krye të tabelës.

Takimi mes dy rivalëve të vjetër të futbollit kosovar zhvillohet me fillim nga ora 13:30.

Dy takimet tjera të ditës së sotme zhvillohen në Klinë dhe në Lipjan.

Dukagjini synon që ta ndalojë ecurinë pozitive të Llapit, derisa takimi tjetër është mes Ulpianës dhe Feronikelit.