“Derën kemi me ua zënë, nuk u lëmë as me hy, as me dalë”, veteranët paralajmërojnë protesta nëse nuk rriten pensionet

HomeLajme

“Derën kemi me ua zënë, nuk u lëmë as me hy, as me dalë”, veteranët paralajmërojnë protesta nëse nuk rriten pensionet

Në seancën e sotme të Kuvendit po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale. Kundër versionit aktual të Proj

Dua Lipa nderohet nga Osmani me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës
Kryeministri Kurti takon kryetarin e Gjilanit, diskutojnë mbi planet dhe projektet për Gjilanin
Shoferja 18-vjeçare godet me veturë dy fëmijë në Gjilan, dërgohen në spital me urgjencë

Në seancën e sotme të Kuvendit po bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale.

Kundër versionit aktual të Projektligjit që i hap rrugë rritjes së pagës minimale kanë dalë opozita.

Mospërfshirja e veteranëve dhe disa kategorive të tjera, siç janë të verbrit në këtë projektligj, po konsiderohet diskriminuese nga ana e opozitës.

Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar protesta në rast se nuk bëhet përfshirja e tyre në këtë projektligj.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit në OVL-UÇK, Faton Klinaku në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”  ka thënë se do të ketë protesta nëse nuk rriten edhe pensionet e veteranëve në linjë me pagën minimale.

“Na kemi thanë edhe pishman nuk i bimë, edhe jo në protesta po kemi me u nxanë derën edhe nuk kemi me i lanë me hy brenda apo me dalë kudo që gjenden ata. Na veç do t’i bëjmë përgatitjet  për protesta në rast se kjo ndodh”, ka thënë Klinaku për Reporteri.net.