Dëshmitari thotë se drejtori i Urbanizmit në Gjilan tejkaloi kompetencat për përfitime të investitorëve

HomeLajme

Dëshmitari thotë se drejtori i Urbanizmit në Gjilan tejkaloi kompetencat për përfitime të investitorëve

Dëshmitari Bashkim Isufi e ka bërë përgjegjës Bekim Bajramin, i akuzuar për korrupsion që si drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit se ka lëshua l

Dëshmitari Bashkim Isufi e ka bërë përgjegjës Bekim Bajramin, i akuzuar për korrupsion që si drejtor i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit se ka lëshua leje ndërtimore në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Madje, ai ka thënë se i akuzuari ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit pasuror të investitorëve dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëme Komunës së Gjilanit pasi ka lëshuar leje në kundërshtim me planin urbanistik.

Këtë dëshmi Isufi, i cili është zyrtar ligjor në Departamentin e Urbanizimit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, e ka dhënë të hënën në Gjykatën Themelore në Gjilan ku është mbajtur seanca ndaj të akzuuarit Bajrami.

Isufi ka thënë se e kishte njoftuar Bajramin përmes e-mailave që mos t’i zbatojë vendimet që ishin vlerësuar të kundërligjshme nga Ministria.

Seanca ka vazhduar me dëgjimin deklaratës së dëshmitarëve Bashkim Isufi dhe eksperti Rexhep Sylejmani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka deklaruar se mbetem në tërësi pranë raportit të përpiluar me shkrim, dhe nuk kam për të shtuar ndonjë gjë.

Në pyetjen e avokatit Pira, se lejet ndërtimore a janë  lëshuar në pajtueshmëri me  dispozitat ligjore, dëshmitari  ka thënë se është  e shkruar në raportin e dorëzuar  dhe  nuk janë lëshuar lejet ndërtimore sipas rregullave ligjore.

Eksperti ka deklaruar tutje se e meta e këtij ndryshimi të planit  është se, nuk është ndryshuar me vendim të kuvendit komunal për këto dy leje ndërtimore ndërsa për të tjerat nuk kam informata.

Po ashtu deklaratën e tij e ka vazhduar duke njoftuar që parcelat kanë qenë private, dhe nuk kam njohuri se a ka filluar ndonjë procedurë e eksproprijimit.

Ndryshe, në seancën fillestare të 12 marsit 2021, i akuzuari Bajrami ishte deklaruar i pafajshëm lidhur me veprën penale me të cilën ngarkohet.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Maliqi ka njoftuar se seanca e radhës do të mbahet më 18 tetor.

Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, më 11 shkurt 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj Bekim Bajramit, me arsyetimin se ai gjatë vitit 2019, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare në Drejtor në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit, në kuadër të autorizimeve të tij ligjore, nuk ka përmbushur detyra e tij zyrtare, duke anashkaluar interesin e institucionit që e përfaqëson Komunën e Gjilanit dhe  zëvendësuar me interesin e të tjerëve, në kundërshtim me destinimin e planifikuar sipas planit  rregullues “Livadhet e Arapit1” në mënyrë të kundërligjshme ka lëshuar dy leje ndërtimore për  dy kompani ndërtimi.

Sipas prokurorisë, i akuzuari ka lëshuar lejet ndërtimore për kompaninë SH.P.K. “City  Project-3”, me pronar Fatmir Daku, në të  cilën parcelë ishte përcaktuar institucion parashkollor, dhe lejen ndërtimore për kompaninë SH.P.K. “Mabb Home”, me pronar Musah Bunjaku, në  të cilën parcelë ishte përcaktuar institucion shkollor, me të cilat veprime i akuzuari, i ka  mundësuar përfitime të kundërligjshme pronarëve të lartëcekur, ndërsa e ka dëmtuar Komunën e Gjilanit.

Me këtë, Bekim Bajrami po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni  414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 nënparagrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) e dënueshme me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohet të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.