Detaje ekskluzive nga vrasja në Kaçanik: Viktima sapo kishte dalë nga Gjykata me armë në brez, ekzekutimi u krye me kallashnikov

HomeLajme

Detaje ekskluzive nga vrasja në Kaçanik: Viktima sapo kishte dalë nga Gjykata me armë në brez, ekzekutimi u krye me kallashnikov

Dy vëllezër pësuan sot nga shkëmbimi i zjarrit që ndodhi në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, rreth orës 14:00. Hasan Berisha, 31-vjeçar mbeti i vrarë,

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në javën e ardhshme ekzekutohet pagesa e 100 eurove për sektorin privat
Njësia Speciale zbarkon në Shtërpcë, priten arrestime për rastin “Brezovica”
Uji vërshon e rrënon gjithçka në zhveshtoret e FC Dritës e SC Gjilanit

Dy vëllezër pësuan sot nga shkëmbimi i zjarrit që ndodhi në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, rreth orës 14:00. Hasan Berisha, 31-vjeçar mbeti i vrarë, ndërsa vëllai i tij, Kastrioti mori plagë të rënda pasi u qëllua me armë zjarri. Dy palët e përfshira në rast dyshohet se kanë të kaluar kriminale dhe sot qëruan hesapet për problemet e tyre të mëhershme. Sinjali ka mësuar detaje të reja ekskluzive nga ky rast që tronditi vendin, të cilat i sjellë më poshtë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se situata u tensionua dhe eskaloi derisa viktimat dhe të dyshuarit, gjendeshin në restorantin “te Dardha”, ku u nxorën armët për të “luftuar” dhe si pasojë njëri nga personat e përfshirë gjeti vdekjen.

Por çfarë i parapriu rastit tragjik dhe ku ishte viktima para se ekzekutohej me breshëri plumbash?

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali 30-vjeçari, Hasan Berisha, gjeti vdekjen posa doli nga Gjykata, ku ishte paraqitur për shkak të një urdhërese të lëshuar nga gjyqtari, pasi i njëjti kishe qenë pjesën e Stop Listës.

Viktima ishte ndaluar nga Policia në Ferizaj, para dy ditësh, më 8 maj, pasi i njëjti rezultoi se kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. I njëjti u shoqërua atë ditë në stacionin policor në Ferizaj dhe më pas u lirua, për t’u paraqitur më pas në Gjykatë.

Sinjali mëson se i riu riu veproi në bazë të urdhrit të gjyqtarit që ka lëshuar urdhëresën ndaj tij dhe u paraqit sot i armatosur në Gjykatë.

Pas kryerjes së detyrimeve në Gjykatë, ai është lënë i lirë, ku më pas vazhdoi për te restoranti ku u u vra me kallashnikov nga dy të dyshuar.

Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se Policia tashmë ka identifikuar dorasin e kësaj vrasjeje të rëndë Hiqmet Qorrin, i cili është shpallur në kërkim.

Sinjali pas pak do të ju sjellë edhe detaje të reja nga kjo vrasje e rëndë qe ndodhi në pikë të ditës në Kaçanik.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.