Detaje nga policia në lidhje me ortekun në Brezovicë

HomeLajme

Detaje nga policia në lidhje me ortekun në Brezovicë

Një ortek bore ka rënë sot jashtë pistës së skijimit në Brezovicë, ku kanë qenë duke skijuar katër persona, të cilët kanë shpëtuar të palënduar. De

Kontrabanda me barna, konfiskohen 100 paketime në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë
Arrestohen 4 zyrtarë të Komunës së Kamenicës
Shkollat pa libra, MASHTI drejton gishtin kah drejtoritë e arsimit

Një ortek bore ka rënë sot jashtë pistës së skijimit në Brezovicë, ku kanë qenë duke skijuar katër persona, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.

Deni Hameli, kryetar i ekipit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, tha për Klankosova.tv se kërkimi tashmë është ndërprerë.

Se nuk ka të lënduar e ka konfirmuar edhe policia, njofton Klankosova.tv.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha për Klankosova.tv se ekipet e policisë janë atje.

“Në orën 13:10, policia ka pranuar një informacion për një ortek bore në Brezovicë. Nuk kemi informata për të lënduar, ekipet e policisë janë atje, janë njoftuar edhe FSK-ja dhe ekipet e tyre të kërkim-shpëtimit”, u shpreh Veseli.