Detaje për rastin e polices në Gjilan, dyshohet se vrau veten tek varri i motrës që i vdiq muaj më parë

HomeLajme

Detaje për rastin e polices në Gjilan, dyshohet se vrau veten tek varri i motrës që i vdiq muaj më parë

Një person pa shenja jete është gjetur gjatë ditës së djeshme në varrezat e qytetit të Gjilanit. Si fillim është raportuar se trupi i

Ndërron jetë afaristi i njohur Enver Ismajli
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan
Haziri: LDK është partia më e madhe në Kuvend dhe do të sillet si e tillë

Një person pa shenja jete është gjetur gjatë ditës së djeshme në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Si fillim është raportuar se trupi i pajetë është i një femre, derisa është thënë se e njëjta ishte pjesëtare e Policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh sot është theksuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Gjilan, 14.11.2021 – 15:55. Është raportuar se viktima femër kosovare, pjesëtare e PK-së, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë, ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.”.

E sipas mediave lokale, rreshterja e policisë në Gjilan, Ajtene Islami vrau veten tek varri i motrës së saj e cila e kishte vdekur para disa muajve nga një sëmundje e rëndë.

Vdekja e saj është cilësuar si e dyshimtë.