Detaje të reja: 70 vjeçari dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij në Prishtinë

HomeLajme

Detaje të reja: 70 vjeçari dyshohet se vrau me sëpatë gruan e tij në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me komunikatë për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një 70-vjeçar me inicialet I

Ministres Haxhiu i dështon projekti i madh për të burgosurit e Danimarkës në burgun e Gjilanit
Ia mori me detyrim 118 mijë franga një personi, policia prangos një qytetar në Gjilan
Agron Rukiqi emërohet drejtor i Policisë në Gjilan, në vend të Elmina Mahmutit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me komunikatë për vrasjen e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një 70-vjeçar me inicialet I.G dyshohet se ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare.

Sipas Prokurorisë, vrasja dyshohet se është kryer me sëpatë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prishtinë, 25 nëntor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së.

Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.

Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë.

Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti. /Reporteri.net