Detaje tronditëse nga Fieri, burri që groposi 8-vjeçarin: E vrava sepse më shau

HomeLajme

Detaje tronditëse nga Fieri, burri që groposi 8-vjeçarin: E vrava sepse më shau

Një ngjarje makabër ka ndodhur sot në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij. Fëmija

Inspektorati ia mësyen Gjilanit: Po maten peshoret dhe bukët nëpër furra
“Franca ka ndryshuar qasje”, në Kosovë ka optimizëm për liberalizimin e vizave
Qytetari dorëzon portofolin e gjetur me mbi 735 euro në policinë e Kllokotit

Një ngjarje makabër ka ndodhur sot në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Fëmija është denoncuar i zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes në fshatin Daullas, Klodian Çalameni, 38-vjeç, i cili ishte fqinjë me familjen e 8-vjeçarit, të gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Çalameni është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij, pasi babai dhe vëllai i tij janë në burgjet e Greqisë, ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Sipas mediave në Shqipëri, i dyshuari e ka pranuar krimin makabër dhe ka thënë se e ka vrarë sepse viktima e kishte sharë.