Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një ndër sh
Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Një ndër shumë rastet që është raportuar së fundmi ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku një burrë ka rrahur bashkëshorten e tij, pas një mosmarrëveshje verbale.
Sinjali mëson se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, kur viktima vendosur që ta denoncojë në Polici burrin e saj, për dhunën që ka ushtruar.
Burri nga Bresalci po dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke e goditur me rrip të pantallonave disa herë në pjesët e trupit dhe si pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Ndaj të dyshuarit, Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.