Digjet një shtëpi në Gjilan, shkaktohen dëme të mëdha materiale

HomeLajme

Digjet një shtëpi në Gjilan, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 22:20 në fshatin Gumnisht të Epërm në komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet

Familja 4 anëtarëshe që vdiqën në aksidentin tragjik, janë familjarë të këngëtares kosovare
Eksluzive: Fillon përçarja në Lëvizjen Vetëvendosje në Gjilan
Të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci nisen për në Kosovë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 22:20 në fshatin Gumnisht të Epërm në komunën e Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rastin e ka raportuar një person i cili është në përkujdesje të shtëpisë.

Ai ka deklaruar se janë shkaktuar dëme materiale në pjesët e brendshme të shtëpisë, në vlerë rreth 2500 euro, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas burimeve, njësia e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, si dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe teknikët e kriminalistikës e po ashtu edhe eksperti për përcaktimin e shkaktarëve të zjarrit.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.