Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

HomeLajme

Dimri nuk ka përfunduar, javën tjetër kthehen sërish reshjet e borës në Kosovë

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë fjollë të dobët të borës, por jo reshje të intensitetit mesatar apo të l

Bashkatdhetarët ringjallën vendin, shpenzuan rreth 500 milionë euro në Kosovë
Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë
Deputetja ukrainase: Ushtarët rusë po përdhunojnë gratë në sy të fëmijëve

Gjatë ditëve në vazhdim në Kosovë në vendin tonë ka mundësi që të ketë ndonjë fjollë të dobët të borës, por jo reshje të intensitetit mesatar apo të lartë.

Kështu tha sot për RTV21 meteorologu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Besim Aliu, i cili shtoi se reshjet do të fillojnë më javën e parë të muajit shkurt.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e këtyre masave, por që presioni atmosferik është bukur i lartë. Ka mundësi që të kemi vetëm ndonjë fjollë bore, por jo reshje të intensitetit mesatar ose të lartë. Reshjet do të fillojnë në javën e parë të muajit shkurt. Do të ketë edhe këto ditë por do të jenë reshje të pakta”, ka thënë ai.