Diplomatja gjermane jep lajmin e mirë për vizat: Në fund të vitit jepet drita e gjelbër

HomeLajme

Diplomatja gjermane jep lajmin e mirë për vizat: Në fund të vitit jepet drita e gjelbër

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schűtz, shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrëfen për pritshmëri

1 litër naftë shkon deri në 1.12 euro në Kosovë, kreu i naftëtarëve tregon pse po rriten çmimet e derivateve
Trump e sfidon Bidenin në boks, thotë se do ta shtrinte për tokë për pak sekonda
Një ngritje e çmimeve, përveç në markete është vërejtur edhe tek shërbimet e gastronomisë ku vërehet se një ujë i thjeshtë çmimi i së cilit është 1.20 euro

E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Susanne Schűtz, shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rrëfen për pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit.

Schűtz deklaron se më 13 tetor, në Bruksel, do të ketë një takim të grupit të punës së vizave. Jemi shumë të lumtur që Komisioni do të paraqesë një përditësim teknik të raportit të tij lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Këtë herë ne llogarisim mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Gjermania është shumë mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është thënë madje edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë sonë. Shohim që tani ka mbështetje edhe nga vende si Franca, kështu që shpresojmë që aty nga fundi i vitit të gjitha shtetet anëtare të BE do të japin dritën e gjelbër politike për të shkuar përpara me liberalizimin e vizave dhe do të jetë një çështje e zbatimit praktik në terren”, tha diplomatja gjermane në intervistë për DW.

Ajo thotë se dëshirojnë të shohin që ky premtim që dha BE para vitesh të plotësohet tani për të gjithë qytetarët e Kosovës.