Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë

HomeSport

Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë

Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë *** Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e

Distria Krasniqi arrin në finalen e madhe të Grand Prixit të Portugalisë
***
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e madhe të turneut “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali.
Distria Krasniqi e ka nisur mirë Grand Prixin e Portugalisë duke fituar tri përballje e para.
Xhudistja pejane e nisi nga raundi i dytë ku triumfoi ndaj francezes, Leonie Gonzalez, pasi raundin e parë e kaloi pa luftë.
Në çerekfinale, Distria ka fituar me ‘ippon’ në çerekfinale ndaj spanjolles, Ariane Toro Soler, në kategorinë deri 52 kilogramë.
Në gjysmëfinale, kampionia jonë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, të cilën gjithashtu e mposhti duke siguruar finalen.
Ndryshe, xhudistja jonë është kampione olimpike dhe e para në ranglistën botërore. /Telegrafi/Alarm/