Dita e Evropës, Osmani bën thirrje që kosovarëve t’u liberalizohen vizat

HomeLajme

Dita e Evropës, Osmani bën thirrje që kosovarëve t’u liberalizohen vizat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në ‘Ditën e Evropës’ ka bërë thirrje që të liberalizohen vizat për kosovarët, raporton Gazet

Këmbësori që inskenoi aksidentin ndaj shoferit të BMW-së në Gjilan është me probleme mendore
“Babai i tij s’e dha jetën t’i vritet djali pabesisht nga dora e shqiptarit” – Postimi prekës i familjarit të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë
Besnik Bislimi akuzon Lutfi Hazirin: Ka blerë vota nga Lista Serbe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në ‘Ditën e Evropës’ ka bërë thirrje që të liberalizohen vizat për kosovarët, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Osmani ka thënë se për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë.

“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tone. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën. Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese”, shkroi ajo në Twitter.

Tutje, Osmani ka përmendur edhe Ukrainën, derisa theksoi se Kosova qëndron krah një Evropë të lirë dhe ne paqe.

“Në këtë ditë mendojmë edhe për popullin e Ukrainës që vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, shtoi ajo.