Dita e fundit e bllokadave në Jarinje dhe Bërnjak

HomeLajme

Dita e fundit e bllokadave në Jarinje dhe Bërnjak

Qeveria e Kosovës tash e 12 ditë ka vendosur masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, ku që nga ajo ditë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ës

I del gjumi Qeverisë, të hënën nis segmenti i rrugës së Bujanocit, ndërkohë edhe rruga Dobërqan – Pograxhë pritet të filloj
Zyrtarë policorë nga Gjilani e surprizojnë një fëmijë në ditëlindjen e tij
Inepsketoriati lëshon njoftim për gjuajtjen me armë ku u përfshi polici në Mramor

Qeveria e Kosovës tash e 12 ditë ka vendosur masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, ku që nga ajo ditë Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, shkruan Gazeta Sinjali.

Krahas kësaj në këto pika kufitare janë vendosur edhe protestuesit të cilët po e kundërshtojnë këtë masë dhe kanë barrikaduar rrugët që të dërgojnë në këto dy pika kufitare.

Kurse, pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe barrikadat e vendosura nga protestuesit pritet që të largohen nga këto dy pika kufitare.

Sipas marrëveshjes së publikuar nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga ora 08:00 e së shtunës (2 tetor) deri në orën 16:00.

Ndërkaq sipas kësaj marrëveshjeje misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinje dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.