Djali e kunati i zyrtares së VV-së, Enkelejda Arifi, ‘shpërblehen’ nga komuna e Gjilanit me 7552 € në total

HomeKulturë

Djali e kunati i zyrtares së VV-së, Enkelejda Arifi, ‘shpërblehen’ nga komuna e Gjilanit me 7552 € në total

"Një mallkim ta preu udhën", thotë Enkelejda Arifi në këngën "Nën një flamur të pandarë", që në festat kombëtare në jug e veri të kufirit shqiptaro-sh

Elmaze Nura kryetare e jurisë së Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe 2022
PriFest 13 hapet me filmin “Zgjoi”, mbyllet me “Në kërkim të Venerës”
Festat e fundvitit dhe ardhja e bashkatdhetarëve, policia apelon për zbatim të masave anti-COVID

“Një mallkim ta preu udhën”, thotë Enkelejda Arifi në këngën “Nën një flamur të pandarë”, që në festat kombëtare në jug e veri të kufirit shqiptaro-shqiptar rrëqeth e bën me emocione secilin prej nesh.

Por, duket se ajo u bë mallkim për dikë tjetër. Ua preu udhën OJQ-ve të tjera që operojnë në komunën e Gjilanit, për t’i shpërblyer të afërmit e saj.

Në fakt, ajo qe pjesë e komisionit që do të vendoste për ndarjen e subvenconeve për kulturë në komunën gjegjëse.

Për hirë të korrektësisë, komuna ka vendosur edhe një anëtar rezervë në rast të ndonjë konflikt interesi, por të jesh anëtare, qoftë edhe rezerviste dhe të përfitojnë familjarët e ngushtë, nuk është diçka për t’u lavdëruar, sidomos nga një parti që proklamonte vazhdimisht kundërshtinë e madhe ndaj kësaj dukurie.

Siç mëson Gazeta NacionaleBlendi Arifi, djali i zyrtares së VV-së dhe ish-kandidates për deputete në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, nga kjo ndarje e mjeteve financiare ka përfituar saktësisht 1200 €. Këto para i përfitoi në emër të projektit: Emigrantët.

Jo vetëm kaq. Edhe kunati i këngëtares Muhametali Arifi ishte një nga përfituesit. Madje shuma që fitoi ky i fundit, ishte shumë më e madhe.

Siç edhe mund ta shihni në foton e mësipërme, në vendin e tetë renditet përfituesja: “Trupa Artistike Muzikore”. Kjo OJQ, për ndonjë ‘projekt’ rreth Ditës së Çlirimit të Gjilanit, e zvogëloi për 6352 € buxhetin e komunës.

Nga një kërkim i thjeshtë në listën e OJQ-ve në Kosovë, mund të kuptoni se pronar i “Trupës Artistike Muzikore” është Muhametali Arifi, që siç mësojmë ne, është kunati i Enkelejdës, aktualisht zyrtare për kulturë.

Kujtojmë se këngëtarja, në zgjedhjet e 2019-ës fitoi pak më shumë se 2000 vota, me ç’rast e kishte të pamundur të siguronte ulëse në Parlamentin e Kosovës.

/Nacionale/