Djali rrah nënën dhe motrën në Gjilan

HomeLajmeLokale

Djali rrah nënën dhe motrën në Gjilan

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të

BE-ja duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës po i bartin pasojat pa fajin e tyre
Gastronomët mirëpresin lehtësimin e masave anti-COVID
Lirim i masave: Gastronomët kërkojnë kthim në normalitet, tregojnë çka u tha MSH’ja në takim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe sot në Gjilan, ku një i ri dyshohet se ka rrahur nënën dhe motrën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari përveç që ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave, dyshohet se edhe i ka kërcënuar me vrasje, duke iu shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë fakt është se i dyshuari është recidivist i dhunës në familje dhe përdorues i substancave narkotike.

Kjo ka bërë që nëna e tij ta njoftojë Policinë dhe si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.