Do të subvencionohet 50 për qind e pagës për gratë që punësohen në Kosovë

HomeLajme

Do të subvencionohet 50 për qind e pagës për gratë që punësohen në Kosovë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se ka nënshkruar sot vendimin për operacionalizimin e Masës 1.3, që ka të bëjë me mbështetjen e grave

Animalistja shqiptare bëhet virale: Të hash një kafshë është njësoj si të hash kushëririn tënd
Kujdes kur vozitni në gjendje të dehur apo të paaftë, ndëshkoheni rëndë
Drejtorët komunal të Arsimit takohen sot me përfaqësues të MASHTI-t, diskutohet për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se ka nënshkruar sot vendimin për operacionalizimin e Masës 1.3, që ka të bëjë me mbështetjen e grave në punësim.

Sipas kësaj mase parashihet subvencionimi i pagës për 50 për qind (maksimum deri 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore e korrik 2021 e tutje.

Pas periudhës 3-mujore do të subvencionohen sipas Masës 1.2, me 10 për qind të pagës bruto. Kusht për subvencionim është që e punësuara të mos figurojë në deklaratën e muajit qershor 2021 në ATK.

“Sot kam nënshkruar vendimin për operacionalizmin e Masës 1.3 – për Mbështetjen e Grave në Punësim. Me këtë masë parashihet subvencionimi i pagës për 50% (max 170 euro) për tre muajt e parë për të gjitha gratë që punësohen nga periudha tatimore korrik/2021 e tutje. Kurse pas periudhës 3-mujore, do të subvenciohen sipas Masës 1.2, me 10% të pagës bruto. Kusht është që të punësuarat e reja të mos figurojnë aktive në periudhën tatimore qershor/2021. Aplikimi, njësoj sikurse edhe për Masën 1.2, do të bëhet përmes sistemit EDI të ATK-së”, ka shkruar Murati në Facebook.