Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të kalojë shifrën e 500 milionë eurove të hyra në këtë periudhë të vitit për herë të parë. Sipas Do
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka arritur të kalojë shifrën e 500 milionë eurove të hyra në këtë periudhë të vitit për herë të parë.
Sipas Doganës kjo shifër paraqet një rekord të ri, pasi që nga themelimi i saj të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë eurove.
“Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500, 1 milion euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,milion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se edhe projeksioni buxhetor për vitin 2022 është tejkaluar me 6.11%.
