Dogana e Kosovës zbarkon në Hib Petrol, raportohet për të arrestuar

HomeLajme

Dogana e Kosovës zbarkon në Hib Petrol, raportohet për të arrestuar

Dogana e Kosovës ka zbarkuar në korporatën e Hib Petrol, e cila dyshohet se ka kryer aktivitet në kundërshtim me ligjin. Sipas raportimeve mediale,

Sulmohet policja nga një qytetar, nuk pranonte t’i shqiptohej gjobë për mosrespektim të masave
Kishte organizuar aheng në Gjilan, gjobitet nga AVUK
Qeveria e Kosovës parasheh rritje tatimi për pagat mbi 450 euro

Dogana e Kosovës ka zbarkuar në korporatën e Hib Petrol, e cila dyshohet se ka kryer aktivitet në kundërshtim me ligjin.

Sipas raportimeve mediale, Dogana ka gjetur se kjo kompani ka nxjerrë në shitje për qytetarët derivatet e naftës të parapara për ambasadat në Kosovë.

Derivatet e naftës të parapara për nevojat e ambasadave janë të liruara nga akciza dhe duke vepruar kështu kjo kompani dyshohet se ka bërë shmangie të obligimeve tatimore me qindra mijëra euro.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, mirëpo kanë thënë se nuk kanë ende informacione, ndërsa nga Dogana e Kosovës nuk janë përgjigjur.

/GazetaSinjali/