Dorëzohen nënshkrimet e peticionit për tërheqjen e Trustit

HomeLajme

Dorëzohen nënshkrimet e peticionit për tërheqjen e Trustit

21.398 nënshkrime për tërheqjen e Trustit janë dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi iniciat

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falenderuar banorët e fshatit Llashticë për mbështetjen e treguar për të
Edhe sot mot me shi
Hyseni për protestën e PSD-së: Një nga protestat e rralla për një kauzë reale

21.398 nënshkrime për tërheqjen e Trustit janë dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi iniciatori Adnan Jashari, shkruan Jepi zë.

Ai ka falenderuar qytetarët e Kosovës që kanë shprehur gatishmërinë për nënshkrimin e këtij peticioni.

Postimi i plotë:

Sot në cilësine e Iniciatorit të peticionit për Nismen Legjislative Qytetare, që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30%, së bashku me disa nga vullnetarët e grupit nga e gjithë Kosova, që na kanë ndihmuar në mbledhjen e nënshkrimeve, si dhe me deputetin e Kuvendit të Kosoves z.Bekim Haxhiu, dorëzuam 21.398 nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ne i bëjmë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë, që t’i përshpejtojnë procedurat për riprocedim të Projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve deri 30 %, dhe mos të hezitojnë që të votojne pro kësaj kërkese.
Kërkesa e qytetarëve është urgjente për shkak të gjendjes së rënduar, me çmimet e larta të produkteve dhe inflacionit tepër të lartë.
Kësaj radhe kërkesa ka ardhur si Nismë Legjislative, përmes nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës, prandaj nuk ka arsye që deputetët e Kosovës mos të jenë pro kësaj kërkese.

Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të nënshkruar Peticionin, dhe falenderim për të gjithë vullnetarët e grupit që kanë mbledhur nënshkrime në çdo qytet të Kosoves.

I juaji Adnan Jashari