Dosja e fajdeve: Babë e bir nga Gjilani dhanë 50 mijë euro e i morën 800 mijë

HomeLajmeLokale

Dosja e fajdeve: Babë e bir nga Gjilani dhanë 50 mijë euro e i morën 800 mijë

Gjykata Themelore në Gjilan të premten aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ua caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pand

Bastisje në dy lokacione në Viti, konfiskohen armë dhe municione pa leje
Është realizuar kërkesa e kahmotshme për lëshimin e targave historike për automjetet me vlerë muzeore në Kosovë
Lutfi Haziri ‘godet’ Kurtin: Bëri thyerjen historike në ideologji, u takua direkt me Vuçiqin

Gjykata Themelore në Gjilan të premten aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke ua caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurve N. S., A. S. dhe B. S., të dyshuar për fajde dhe detyrim, raporton Paparaci.

Paparaci mëson se dy nga të tre të dyshuarit janë babë e bir. Bëhet fjalë për Naim Sahitin dhe Ariton Sahitin, të cilët së bashku me B.S., dyshohen se që nga një kohë e papërcaktuar e deri më 31 gusht, kanë shfrytëzuar viktimat dhe i kanë sjellë në gjendje të rëndë familjare.

Burimet e mirinformuara të mediumit bëjnë të ditur se krejt kjo ka ndodhur për shkak të një patundshmërie, e cila çoi në arrestimin e tyre më 31 gusht.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të dyshuarit mund të dënohen maksimalisht me 12 vjet burgim.

“Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me humbje financiare në shumë prej më tepër se njëzetepesëmijë (25.000) Euro ose nëse kryesi ka realizuar dobi pasurore në shumë që tejkalon njëzetepesëmijë (25.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, thuhet në paragrafin 3, të nenit 331 të Kodit Penal.

Mes tjerash, ata fillimisht ua japin të dëmtuarve shumën prej 50 mijë euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat t’ua paguajnë fajden prej 20 % mujore, duke e arritur shumën e dëmit prej 800 mijë euro. Rrjedhimisht, ata e morën 16 fishin e shumës.

Të njëjtit, ia kanë marrë automjetet luksoze të tipit Range Rover, Mercedes dhe Tiguan.

Po ashtu, ata të mërkurën u arrestuan në flagrancë nga zyrtarët policorë, duke hartuar kontratë kinse për shitblerje e cila ka qenë kontratë fiktive dhe ka qenë pikërisht palujtshmëria të cilën të pandehurit ia kanë marrë nga viktimat për fajde.

“Me këto veprime të pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale, fajdeja dhe detyrimi, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan.

Megjithatë, palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.