Drejtësi kanunore në Viti: Babai ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

HomeLajme

Drejtësi kanunore në Viti: Babai ia kërkon 100 mijë euro 67-vjeçarit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë

Drejtësia në disa vende në Kosovë akoma ndahet me kanun. Këtë e dëshmojnë së paku disa raste skandaloze të bëra publike. Një ngjarje e tillë jo fort e

20-vjeçarja aksidentohet me veturën e mërgimtarit në Kamenicë, pasagjerja thyen boshtin kurrizor
Arrestohet edhe personi i pestë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e mbrëmshme në qytetin e Gjilanit
Vazhdon falsifikimi i parave, raportohen dy raste brenda 24 orëve

Drejtësia në disa vende në Kosovë akoma ndahet me kanun. Këtë e dëshmojnë së paku disa raste skandaloze të bëra publike. Një ngjarje e tillë jo fort e zakonshme ka ndodhur edhe në fshatin Smirë të Vitisë, ku një burrë ia ka kërkuar 100 mijë euro personit që ia dhunoi vajzën e mitur dhe e la shtatzënë.  

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje nga ky rast tipik që ndodhë në familjet patriarkale, ku nderi është mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Për ruajtjen dhe mbrojtjen e nderit njerëzit detyrohen edhe të paguajnë.

Ngjarjes dyshohet se i ka paraprirë një rast i dhunimit i një 15-vjeçareje, babai i të cilës deshi të gjykojë përmes kanunit, në vitin 2022 të shekullit të 21-të.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pasi personi që e kishte dhunuar të miturën, një 67-vjeçar, e ka denoncuar në Polici babain e saj për detyrim.

Në dëshminë e dhënë nga viktima e detyrimit (i cili është i dyshuar për dhunim) gjatë intervistimit para hetuesve policorë ka deklaruar se babai i vajzës të cilën dyshohet se e dhunoi dhe e la shtatzënë, e ka kërcënuar dhe detyruar që si dëmshpërblim t’ia jap 100 mijë euro.

Vajza e cila u dhunua dhe mbeti shtatzënë ka tashmë një foshnjë 5 muajshe dhe si kompensim për marrëdhëniet seksuale që i dyshuari kishte kryer me të, babai i saj ia ka kërkuar këtë shumë të majme të parave, gjoja se në emër të nderit, raporton Sinjali.

Denoncimi i 67-vjeçarit aktivizoi Policinë dhe Prokurorinë dhe si rezultat u sigurua prezenca e të dyshuarit (babait të vajzës), i cili u intervistua nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të Detyrimit, në bazë të provave dhe informacioneve të mbledhura deri më tani, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe nisjen e hetimeve që zbardhin detaje të këtij rasti.

Raste të tilla dëshmojnë se Kanuni është kaq i rrënjosur në shoqërinë shqiptare sa përçohet edhe sot e kësaj dite. /Sinjali/