Drejtoresha Aurorë Osmani dhe drejtori Bajram Isufi vizitojnë dy familje strehuese në Gjilan

HomeLajmeLokale

Drejtoresha Aurorë Osmani dhe drejtori Bajram Isufi vizitojnë dy familje strehuese në Gjilan

Në shenjë respekti e falenderimi, drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë z. Bajram Isufi, vizitu

Gazetarja ukrainase bën tatuazh shqiponjën: Në Ukrainë është zor të flasësh për Kosovën
Rritet numri i zyrtarëve policorë që kërkojnë të largohen nga Kosova
Nga sot, asnjë i huaj nuk hyn pa dy vaksina në Kosovë

Në shenjë respekti e falenderimi, drejtoresha e DSHMS-së znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë z. Bajram Isufi, vizituan dy familjet strehuese në komunën e Gjilanit.

Z. Aziz Hamdiu, tash e sa vite ka strehuar në familjen e tij pesëmbëdhjetë fëmijë, e që momentalisht në përkujdesje ka dy fëmijë të braktisur. Ai dhe gruaja e tij znj. Alije, po bëjnë punë fisnike e tejet humane.

Ndërkaq, Z. Muharrem Lutfiu nën përkujdesje përgjatë viteve ka strehuar tetëmbëdhjetë fëmijë të braktisur. Momentalisht të strehuar e ka vetëm një fëmijë.

Vlen të theksohet që Komuna e Gjilanit përmes DSHMS-së ka subvencionuar familjet strehuese me të holla, brenda mundësive ligjore e buxhetore.

Falenderojmë përzemërsisht familjet për mikpritjen e ngrohtë, dhe i sigurojmë që përkrahja e institucioneve nuk do të mungojë asnjëherë.