Drejtori i ShSKUK-së falenderon mjekun australian, operoi 300 fëmijë

HomeLajme

Drejtori i ShSKUK-së falenderon mjekun australian, operoi 300 fëmijë

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka takuar sot profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë m

Ish-presidenti Pacolli del në mbështetje të Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit
Jasharajt i përkeqësohet gjendja shëndetësore: Kanë ndikuar fyerjet e linçimet
Agron Rukiqi emërohet drejtor i Policisë në Gjilan, në vend të Elmina Mahmutit

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka takuar sot profesorin Paddy Dewan, i cili bashkë me ekipin e Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike po operojnë fëmijët kosovarë.

Ai ka falënderuar profesorin nga Australia që bashkë me ekipin e klinikës këtyre ditëve kanë operuar 24 fëmijë dhe do të vazhdojnë operacionet edhe në ditët në vijim.

Profesor Paddy Dewan misionet humanitare për të ndihmuar fëmijët e Kosovës, i ka nisur në vitin 2011 dhe deri tani ka operuar rreth 300 fëmijë kosovarë me probleme të natyrës kirurgjike.

Drejtori Krasniqi bashkë me profesorin Dewan dhe mjekët e klinikës kanë vizituar disa nga fëmijët e operuar, duke iu dëshiruar shërim të shpejtë.