Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan subvencionon me farë misri për mbjelljet pranverore 465 fermerë

HomeLajme

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan subvencionon me farë misri për mbjelljet pranverore 465 fermerë

Gjilan – Përfitues të këtij projekti të planifikuar për fermerët nga drejtoria janë kultivuesit e rregullt të misrit që mbjellin nga 0.20 ha deri 1.0

Gjilanasi arrestohet për mashtrim, i mori hua 450 euro dhe nuk i ktheu
Kërcënohen dy zyrtarë policorë në Gjilan
Fero shpallet në kërkim nga Policia, pas sulmit ndaj Jetmir Agajt

Gjilan – Përfitues të këtij projekti të planifikuar për fermerët nga drejtoria janë kultivuesit e rregullt të misrit që mbjellin nga 0.20 ha deri 1.0 ha, fermerët me kushte të rënda ekonomike dhe që jetojnë në zonat rurale ka shkruar Bajram Isufi drejtor i këtij sektori.

Është kontraktuar blerja e 1000 paketimeve me farë misri, ku do të mbillen afër 500 hektarë, të cilat kanë pasur vlerën financiare 23,600 euro.

Në shpërndarjen e farës së misrit kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Alban Hyseni dhe nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku, të cilët paralajmëruan dhe investime të tjera, sepse bujqësia është një prej prioriteteve të Komunës së Gjilanit, meqë ndikon në të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik.

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë do të vazhdojë ofrimin e subvencioneve për fermerët dhe uron një vit të mirë dhe të begatshëm për ta ka shkruar Bajram Isufi.