Drejtoria e Shëndetësisë takohet me Drejtorinë e Arsimit, diskutojnë për vizitat mjeksore për nxënësit në Gjilan

HomeLokaleShëndeti

Drejtoria e Shëndetësisë takohet me Drejtorinë e Arsimit, diskutojnë për vizitat mjeksore për nxënësit në Gjilan

Drejtoresha e DSHMS-së, znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari dhe Dr. Zejdush Tahiri, takuan sot drejtoreshën

Hapësirat e jashtëzakonshme të tregjeve që i presin gjilanasit
Lagja Arbëria tashmë ka vendosur, vota e tyre do të jetë kumbuese për PDK-në dhe mua si kandidate tha Bunjaku
Hyseni: Ndryshimin në Gjilan mund ta bëjmë edhe me PDK-në

Drejtoresha e DSHMS-së, znj. Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së znj. Arbenita Hajdari dhe Dr. Zejdush Tahiri, takuan sot drejtoreshën e Arsimit znj. Selvete Sylejmani.

Në takim u diskutua fillimi i vizitave sistematike mjekësore për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Gjilanit.

Nxënësit e klasës së parë, pestë dhe nëntë, janë target i kontrollave mjekësore për shkak të specifikave në zhvillim.
Vlerësimi i gjendjes shëndetësore të nxënësve do të bëhet në ekzaminimin e shëndetit oral: Higjiena e gojës dhe dhëmbëve, diagnozat ortodontike etj, dhe në parametrat e përgjithshëm shëndetësor siç janë: Qëndrimi e zhvillimi trupor, pesha, gjatësia, lëkura, pastërtia, sëmundjet e veshit e syrit, zhvillimi psiqik e konstatime të tjera patologjike.

Drejtoresha e arsimit, znj. Sylejmani, potencoi se rikthimi i këtyre kontrollave mjekësore është i nevojshëm për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Këto kontrolla priten të realizohen javëve në vazhdim, meqë gjendja pandemike nëpër të cilën kemi kaluar e ka pamundësuar atë.