Drejtoria e Shëndetësisë tregon se objekti i ri i QKMF-së nuk ishte gati të funksionalizohet

HomeLajmeShëndeti

Drejtoria e Shëndetësisë tregon se objekti i ri i QKMF-së nuk ishte gati të funksionalizohet

Të nderuar qytetarë të Gjilanit, po ju prezantojmë punimet e bëra kohëve të fundit në objektin e ri të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare ‘Nagip

Çfarë mund të bëjë shteti për t’i mbrojtur konsumatorët nga rritja e çmimeve
Vazhdon tollovia në aeroportin “Adem Jashari” (FOTO)
Ngritja e çmimeve destabilizon në radhë të parë familjet sociale në Gjilan

Të nderuar qytetarë të Gjilanit, po ju prezantojmë punimet e bëra kohëve të fundit në objektin e ri të Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare ‘Nagip Rexhepi’ në qytetin tonë.

Siç mund ta shihni edhe ju, këto foto dëshmojnë që ky objekt as përafërsisht nuk ka qenë gati të funksionalizohet.

Për hir të transparencës po ju informojmë që kemi bërë e po bëjmë shumë intervenime në objekt.

Sapo është realizuar ndarja e nyjeve sanitare (toaleteve), e disa ditë më herët ka përfunduar edhe shtrimi i asfaltit e ndarja e parkingjeve.

Me dinamizëm, në proces e sipër janë duke ndodhur edhe disa intervenime, në mënyrë që sa më parë në këtë objekt të fillojë edhe dhënia e shërbimeve profesionale shëndetësore.

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin tuaj edhe për pak ditë, sepse shumë shpejt do ndodhë edhe
RI-përurimi i QKMF-së!