Drita me ‘manita’ ndaj Feronikelit, ngritet në poziten e dytë në tabelë

HomeSport

Drita me ‘manita’ ndaj Feronikelit, ngritet në poziten e dytë në tabelë

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi, pasi ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli. Në kuadër të xhiros së 28-të në BKT Superligë, skuadra e Ardian

Sot luajnë ekipet gjilanase Gjilani dhe Drita për ta vazhduar ëndrrën për titull
Intelektualet dhe Skifterat dhurojnë një derbi të zjarrtë, ndeshja mbyllet pa fitues
Qeqa “selam” Skifterave dhe Intelektualëve: Veriun e keni afër, aty tregoni burrni

Drita ka marrë fitoren e tretë radhazi, pasi ka triumfuar në udhëtim te Feronikeli.

Në kuadër të xhiros së 28-të në BKT Superligë, skuadra e Ardian Nuhiu ka triumfuar në Drenas me rezultat të thellë 0-5.

Gjilanasit në pjesën e parë e kryen punën e fituesit, kur shënuan katër gola.

Marko Simonovski e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, derisa për 2-0 shënoi Almir Kryeziu në minutën e 25-të.

Hamdi Namani u përkujdes për 0-3 në minutën e 34-të, derisa Simonovski shënoi golin e dytë personal për 0-4.

Me epërsinë prej katër golave të Dritës u mbyllën 45 minutat e para të ndeshjes.

Gjilanasit në pjesën e dytë nuk u angazhuan thuajse fare, duke mos shpenzuar energji.

Gjithsesi ishte mesfushori Muharrem Jashari që realizoi për 0-5 në minutën e 70-të.

Me këtë fitore Drita vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 52 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e tretë derisa kanë tetë pikë më pak se lideri Ballkani. /Telegrafi/