Drita nuk arrin të merr pikët e plota në Klinë

HomeSport

Drita nuk arrin të merr pikët e plota në Klinë

Nuk ka sjell fitues dueli mes Dukagjinit dhe Dritës i vlefshëm për xhiron e 25-të në BKT Superligë. Dy skuadrat ishin në kërkim të fitores, por pas

Qeveria i bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin t’i presin çikat e arta të Kosovës në sheshin e Prishtinës
Liverpooli po përgatitë ofertë për transferimin e Kalvin Phillips
Drita shumë e fortë për Malishevën, fiton me ‘poker’ golash në ‘Liman Gega’

Nuk ka sjell fitues dueli mes Dukagjinit dhe Dritës i vlefshëm për xhiron e 25-të në BKT Superligë.

Dy skuadrat ishin në kërkim të fitores, por pas 90 minutave rezultati ishte i bardhë 0-0.

Pjesa e parë ishte më e varfër si nga rastet ashtu edhe nga loja.

Në pjesën e dytë dy skuadrat luajtën më bukur duke krijuar raste të mira shënimi.

Drita pati më shumë nga loja, duke krijuar disa raste me Marko SImonovskin, Hamdi Namanin e Almir Ajzerajn, por pa arritur të shënonin.

Në fund gjyqtari Alban Shala përfundoi takimin dhe dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.

Me këtë barazim Drita vazhdon të mbetet në vendin e tretë me 43 pikë, tetë më pak se lideri Ballkani, derisa Dukagjini është e teta në tabelë me 26 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Drita do ta luaj derbin e vjetër ndaj Prishtinës në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Ndërkohë Dukagjinin në kuadër të xhiros së 26-të përballet me Llapin në udhëtim.