Sot dy ekipet e qytetit të Gjilanit kanë zhvilluar ndeshje të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës, ku Drita shënoi fitore ndërsa Gjilani në sht
Sot dy ekipet e qytetit të Gjilanit kanë zhvilluar ndeshje të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës, ku Drita shënoi fitore ndërsa Gjilani në shtëpi pësoi humbje nga Malisheva shkruan 06 Press.
Drita si mysafir i Prishtinës ia doli të fitonte 0 me 1 me golin e Simonovskit.
Në një përballje mjaft të nxehtë, goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 90+2, kur Marko Simonovski shënoi për 1-0.
Ndërsa në ndeshjen mes Gjilaniit dhe Malisheves pas vetëm nëntë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Besnik Krasniqit, duke marrë kështu zemër për të krijuar një lojë më të rrjedhshme.
Por, malishevasit nuk u zmbrapsen dhe ia dolën të barazonin rezultatin në 1-1, me golin e Ronald Sobowale (44’), që përfitoi nga gabimi i portierit.
Mirëpo, para se të përfundonte pjesa e parë, Gerhard Progni e riktheu epërsinë e Gjilanit për 2-1 në minutën e 45+3.
Në 45 minutat e dytë, Malisheva ishte më kërkuese dhe ia doli të shënonte dy gola, që i sollën edhe epërsinë.
Sobowale shënoi sërish për ekipin e drejtuar nga Arsim Thaqi në minutën e 61-të, për t’i barazuar shifrat në 2-2.
Ishte minuta e 70-të, kur Malisheva ia doli t’i përmbyste shifrat për 3-2, por gjërat u bënë edhe më interesante në fund.
Progni (83′) shënoi edhe një herë, duke barazuar shifrat në 3-3, por Malisheva vetëm një minutë më vonë realizoi për 4-3, duke marrë kështu tre pikë të mëdha.