Driton Kuka nga sheshi i Prishtinës: Populli i Kosovës është fitues

HomeLajmeSport

Driton Kuka nga sheshi i Prishtinës: Populli i Kosovës është fitues

Trajneri Driton Kuka ka falënderuar qytetarët për pritjen në Prishtinë. Ai ka thënë se nuk e ka pritur se do të fitojë dy medalje të arta në Tokio.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i ka ftuar qytetarët për vaksinim me dozat shtesë anti-Covid
Askush si ai, Bujar Nevzati për herë të shtatë këshilltar komunal
Policia i gjen marihuanë, arrestohet gjilanasi

Trajneri Driton Kuka ka falënderuar qytetarët për pritjen në Prishtinë.

Ai ka thënë se nuk e ka pritur se do të fitojë dy medalje të arta në Tokio.

Kuka ka përmendur kampionen e parë të artë, Majlinda Kelmendi, duke thënë se ajo ishte e para që bëri të njohur Kosovën.

“Ta them të drejtën e kam pritur një pritje dinjitoze por jo kaq njerëz e një organizim kaq dinjitoz. Është kënaqësi që pas asaj që ndodhi në Rio që i ka treguar botës se ne e kemi merituar lirinë, tash po e vazhdojmë tutje. Ajo që na ka bërë krenarë gjithmonë është Majlinda, ndërsa ëndrrën e saj po e vazhdojnë Distria dhe Nora. Nora e Distria kanë qenë kandidate për medalje, por dy të arta nuk i kam pritur as unë”, tha Kuka.

Ai më tej tha se populli i Kosovës është fitues.