Dy aktakuza të ngritura dhe gjashtë persona të ndaluar për 48 orë

HomeLajme

Dy aktakuza të ngritura dhe gjashtë persona të ndaluar për 48 orë

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë. Katër (4) persona ja

Profesori universitar: Nga Kosova po ikin edhe të diplomuarit, kjo është alarmante
Syla për Bislimin: Rrinte para emisarëve amerikanë si me pasë bombën atomike në Gjilan
Eurodeputetët miratojnë raportin: Këshilli i BE-së t’i liberalizojë vizat për Kosovën pa vonesa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë. Katër (4) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./rajonipress/