Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë të shtunën, marrëveshja për heqjen e Policisë dhe barrikadave në veri

HomeLajme

Dy palët do t’i kenë nga tetë orë kohë të shtunën, marrëveshja për heqjen e Policisë dhe barrikadave në veri

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëz

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë për de-përshkallëzimin e situatës mes të dyja vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se me 2 tetor do të filloj largimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe barrikadave të vendosura në Jarinje dhe Bërnjak.

Në bazë të marrëveshjes Njësia Speciale dhe protestuesit do të kenë tetë orë për t’u larguar nga veriu, ndërkaq ka shtuar se KFOR-i do të jetë i pranishëm gjatë tërheqjes së Njësisë Speciale të Policisë dhe do të qëndroj aty edhe dy javë më pas.

Gjithashtu në pikën 2 të kësaj marrëveshjeje nga 4 tetori në orën 8:00 hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e veturave të Kosovës dhe Serbisë.