Dy persona e sulmojnë me shufra metalike rojën e “Vali Ranch” në Gjilan

HomeLajmeLokale

Dy persona e sulmojnë me shufra metalike rojën e “Vali Ranch” në Gjilan

Dy persona, të cilët besohet se kanë qenë në ndikim të alkoolit, dyshohen se kanë sulmuar fizikisht rojën e resortit “Vali Ranch”, në Gjilan. Sinja

Kërsasin ‘Grushtet’ në Parkingun e diskotekes Stop në Gjilan (VIDEO)
Lajm i trishtë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Gjilan
Hyseni dhe ambasadori Minxhozi dakordohen për bashkëpunimin në projekte ku mund të përfshihen edhe shqiptarët e rajonit

Dy persona, të cilët besohet se kanë qenë në ndikim të alkoolit, dyshohen se kanë sulmuar fizikisht rojën e resortit “Vali Ranch”, në Gjilan.

Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive nga ky rast, ku shihen dy persona me shufra metalike rreth 2 metra të gjata që i vërsulen rojës së këtij resorti.

Në video shihet që fillimisht vjen njëri nga të dyshuarit, i cili me shufër në dorë tenton ta sulmojë rojën, e pasi që ky i fundit arrin t’ia marrë shufrën nga duart, aty shfaqet edhe një person tjetër, i cili po ashtu ka një shufër të tillë në duar.

KLIKO KETU PER TA SHIKUAR VIDEON

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me resortin në fjalë dhe me kompaninë e sigurimeve që është kontraktuar nga ky biznes për të kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.

Ndonëse nga “Vali Ranch” e mohuan se ngjarja ka ndodhur aty, nga SAS Security i thanë Sinjalit se rrahja është zhvilluar në hyrjen kryesore të resortit.

Pronari i kompanisë i tha Sinjalit se të dyshuarit kanë qenë në ndikim të alkoolit ose substancave narkotike dhe kanë tentuar që të sulmojnë rojën me shufra metalike, pasi që ky u ka kërkuar që të largohen nga parkingu.

“Po, mbrëmë pas orës 23:00. Në pronat e Valit Ranch, dy persona kanë ardhur aty. Mirëpo, sigurimi u ka thënë të largohen, pasi që ‘Vali Ranch’ mbyllet në orën 23:00 dhe nuk ka pasë asnjë mysafir aty. Këta janë ardhë aty dhe e kanë pengu në punë. Roja iu ka përgjigj, ‘largohuni prej ktuhit, nuk keni të drejtë’. Ata e kanë sha fillimisht, masnej e kanë gjujtë me guri se është pak errët aty, në atë pjesën. Roja e ka lajmëru patrollën e bazës në SAS, njëkohësisht e ka lajmëruar edhe Policinë se ka probleme se nuk po largohen dy persona”, tha ai.

“Këta po thojnë se kanë qenë të pitë ose në ndikim të narkotikëve, nuk jam i sigurt, kështu po sinjalizohet. Pas lajmërimit që ka komunikuar me bazën dhe me Policinë, ata i vërsulen sigurimit. Ju i paskeni video-incizimet që e vërtetojnë çdo fakt aty, që janë sulmu punëtorët në vendin e punës. Nuk ka qenë për banalitet, por ata janë kanë në ndikim të alkoolit ose narkotike. Kjo ka qenë e vërteta. Edhe sigurimi është i lëndum, por ata sulmuesit janë pak ma tepër, për shkak të aftësisë të vetëmbrojtjes që ka pasë sigurimi. Ata dmth e kanë sulmu me dy shufra të hekurit. Edhe e ka ndalë patrolla, e kanë qetësi. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, i ka marrë të dyshimtit. Edhe sigurimi njëri është i ndaluar për 48 orë, me i sqaru senet dhe dy sulmuesit janë në paraburgimit. U sulmu në vendin e punës, me shufra 2 metra të gjata. Ne nuk krenohemi me këto ngjarje, përkundrazi jemi me i parandalu. Por, u sulmu punëtori në pikë. Roja ka kërku ndihmë”, shtoi ai.

Dy të dyshuarit dhe roja janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.