Dy vjet nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

HomeLajme

Dy vjet nga vdekja e Nexhmije Pagarushës

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e këngëtares së njohur, Nexhimije Pagarusha. Pagarusha njihet për interpretimet e saj në muzikën popullore dhe opera.

Sot bëhen dy vjet nga vdekja e këngëtares së njohur, Nexhimije Pagarusha.

Pagarusha njihet për interpretimet e saj në muzikën popullore dhe opera. Ajo ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtina.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj. Ndërkaq karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, shkruan Klankosova.tv

Ajo është nderuar me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenca e Shqipërisë, ndërsa presidenca e Kosovës i ndau çmimin “Artiste e Merituar”.

Pagarusha kishte ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.