E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq sot në Suharekë – Policia gjeti një kallashnikov afër shtëpisë së tij

HomeLajme

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq sot në Suharekë – Policia gjeti një kallashnikov afër shtëpisë së tij

Pak më parë u raportua se një 26-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Suharekë dhe që 20-30 metra larg shtëpisë së tij Policia ka gjetur një kallashnikov.

Në vendngjarje u gjet edhe marihuanë, detaje të reja nga vrasja në Gjilan
Rreth 700 infermierë kërkuan vërtetime për t’u larguar nga Kosova, 7 herë më shumë se më 2021
“Unë mendoj se kemi arritur një lloj zgjidhje kompromisi, me të cilën jam i kënaqur dhe mendoj se është e rëndësishme për palën tonë”, tha Vuçiq👇

Pak më parë u raportua se një 26-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Suharekë dhe që 20-30 metra larg shtëpisë së tij Policia ka gjetur një kallashnikov.

Mediat lokale atje kanë raportuar se viktima është Faton Haxhaj dhe që është djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, kostum dhe ambiente të brendshme

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili njoftoi se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ai tha se rreth orës 15:55 janë informuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se e kanë pranuar një pacient në gjendje të rëndë dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

Gashi tha se më pas njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rreth 20-30 metra larg shtëpisë së viktimës është gjetur një armë, e tipit AK-47.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në IML”, ka thënë Gashi.