Sot do të mbahet aktiviteti i Klubit Urban Bike 06 "Lëvizim pa makina" në Gjilan raporton 06 Press. Ky aktivitet ka për qëllim të jep mesazhe sensi
Sot do të mbahet aktiviteti i Klubit Urban Bike 06 “Lëvizim pa makina” në Gjilan raporton 06 Press.
Ky aktivitet ka për qëllim të jep mesazhe sensibilizuese per mbrojtjen e mjedisit.
E për këtë arsye një pjesë e qendrës së qytetit nga rrethi i Spitalit deri te rruga e Tregut do të jetë e mbyllur nga ora 08:50 deri ne ora 10:00, ndërsa nga ora 10:00 deri ne ora 12:00 do të jetë i mbyllur aksi rruga e tregut deri te rrethi i Perlepncices shkruan 06 Press.
Të dielën vazhdojmë me aktivitetin “Lëvizim pa makina”.
Aktiviteti i përkrahur nga Klubi Urban Bike 06 dhe personat me nevoja të veçanta ka për qëllim të jep mesazhe sensibilizuese per mbrojtjen e mjedisit.
Gazrat e shkarkimit nga makinat janë burimi kryesor i ndotjes atmosferike, ku po rrezikohet seriozisht shëndeti i gjithësecilit. Ne mund ta zgjedhim ushqimin apo ujin që e pijmë, por jo ajrin, prandaj duhet ti kushtohet sa më shumë vëmendje.
Lëvizim të dielën pa makina! Në këmbë, me biçikleta, rrollera apo skateboard.
#greenandclean #komunagjilanit #levizimpamakina