E goditi rëndë këmbësorin dhe iku: Arrestohet shoferi i veturës, dalin pamjet

HomeLajme

E goditi rëndë këmbësorin dhe iku: Arrestohet shoferi i veturës, dalin pamjet

Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshir

Në Kosovë nafta më shtrenjtë se në Slloveni, këto janë çmimet atje dhe këtu
Shi e bubullima, nga java e ardhshme ndryshon moti
Zjarrfikësit e Gjilanit shuajnë zjarrin fushor në Pogragjë, i cili ishte përhapur në hapësirë prej 20 hektarësh

Sot rreth orës 09:40, nga Njësiti i hetimeve të Trafikut Rajonal të Prishtinës, është identifikuar personi dhe automjeti që ka qenë i përfshirë në aksidentin e ndodhur dje në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku është lënduar rëndë një këmbësore 20-vjeçare.

Policia njofton se fillimisht nga hetuesit është përcjelljë automjeti i dyshuar, derisa ka arritë në një autoservis në Çagllavicë, ku më pas i dyshuari është arrestuar.

Pamje të veturës:

 

Kujtojmë se dje rreth orës 11:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësore. Por, shoferi i veturës kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja 20-vjeçe e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë.