Kërcënimet e qytetarëve përmes mjeteve të komunikimit shpesh herë i fusin në telashe me organet e rendit. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore
Kërcënimet e qytetarëve përmes mjeteve të komunikimit shpesh herë i fusin në telashe me organet e rendit. Për një rast të tillë, Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj një 63-vjeçari.
Sinjali mëson se një person ka deklaruar në Polici se është kërcënuar nga i dyshuari përmes mesazheve në telefon, mirëpo nuk dihet motivi i ngatërresës mes dy personave.
Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arritur që ta arrestojnë personin e dyshuar, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.