E mitura në Gjilan raporton se është keqtrajtuar nga 34-vjeçari me të cilin bashkëjetoi

HomeLajme

E mitura në Gjilan raporton se është keqtrajtuar nga 34-vjeçari me të cilin bashkëjetoi

Që prej 15 korrikut, një e mitur nga Gjilani është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj. E njëjta, dje është paraqitur në polici dhe ka dekl

KBI në Gjilan dhuron 90 pako ushqimore për nder të fillimit të Ramazanit
Ekspertët ndërkombëtarë kërkojnë nga ZRrE rritjen e pragut të bllokut për shtrenjtim të rrymës
Targat mbulohen me afishe, largohet policia

Që prej 15 korrikut, një e mitur nga Gjilani është raportuar si e zhdukur nga familjarët e saj.

E njëjta, dje është paraqitur në polici dhe ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë duke bashkëjetuar me një burrë të moshës 34-vjeçare.

Para policëve, viktima ka deklaruar se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me të, është keqtrajtuar nga i dyshuari.

Policia nuk raporton për të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Raporti u plotë:

BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ | Gjilan 15.07.2022 – 14:00. Më 06.08.2022 ankuesja femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se nga koha e cekur, kur nga familjarët e sajë ishte raportuar si e zhdukur, ka bashkëjetuar me një të dyshuar mashkull kosovar i moshës rreth 34 vjeç. Sipas ankueses në periudhën sa ajo kishte bashkëjetuar me të dyshuarin ai e kishte keqtrajtuar atë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.