E moshuara që u rrah mizorisht nga infermieret në Pejë është nëna e dëshmorit Taulant Nura

HomeLajme

E moshuara që u rrah mizorisht nga infermieret në Pejë është nëna e dëshmorit Taulant Nura

Një rast i rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”, ku një grua e moshuar u rrah brutalisht nga infermierët e këtij spitali. Dy p

Zjarret në disa vende të Kosovës, KFOR-i shton mbështetjen ajrore amerikane
Kuvendi miraton projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Biznismeni që i dha fund jetës ua la një letër vëllezërve, ja se çfarë kishte shkruar

Një rast i rëndë ka ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë “Orenda”, ku një grua e moshuar u rrah brutalisht nga infermierët e këtij spitali. Dy punonjëse janë arrestuar për këtë rast, njëra prej të cilave është Aurona Pelaj.

Kjo ngjarje ka tronditur edhe familjen e të moshuarës, vajza e të cilës është në gjendje të rëndë emocionale.

Një sinjalizues i Sinjalit ka bërë të ditur se e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, i cili është vrarë gjatë luftës në betejën e qytetit të Gjakovës.

Ndryshe, pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës.