E parkoi dhe hyri në diskotekë, kosovari s’e gjen veturën luksoze që mori me qira në Zvicër

HomeLajme

E parkoi dhe hyri në diskotekë, kosovari s’e gjen veturën luksoze që mori me qira në Zvicër

Një person mbrëmë rreth orës 23:00 e ka parkuar veturën e tij të tipit BMW X5 pranë një diskoteke në Prishtinë, por më pas i njëjti kur ka dalë nga di

A mund të ketë mbyllje nëse konfirmohen raste me Linë e Majmunëve? Flet infektologu
Deklarata e Borrellit për aksionin në veri, komentuesit e “gozhdojnë” me komente: Pse duhet të negociohet luftimi i kontrabandës dhe krimit me Serbinë?
Ministri francez alarmon për luftën në Ukrainë: Më e keqja është përpara nesh

Një person mbrëmë rreth orës 23:00 e ka parkuar veturën e tij të tipit BMW X5 pranë një diskoteke në Prishtinë, por më pas i njëjti kur ka dalë nga disko sot rreth orës 03:00 e ka vërejtur se automjeti në fjalë nuk ishte në parking.

Sinjali nga burimet mëson se me rastin e këtij denoncimi, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur denoncuesin dhe prej tij mësohet se veturën e ka marrë me qira në Zvicër.

Vlera e kësaj vetura dyshohet se është rreth 52 mijë franga.

Sipas denoncuesit, ai ka deklaruar se veturën e kishte mbyllur dhe se dokumentet kishin mbetur në automjet.

Burimet bëjnë me dije se gjatë bisedës patrulla ka vërejtur se personat ishin dukshëm në gjendje të dehur dhe më pas të njëjtit i janë nënshtruar analizës së alkoolit, ku kanë rezultuar se njëri kishte 0,93% promilë alkool dhe tjetri 0,65%.

Personat janë sjellë në stacion, ku janë ndaluar deri sa janë kthjellur, më pas janë marrë deklarimet.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe Hetimi Rajonal për të marrë veprime të mëtutjeshme.